Mesfushori, Christian Eriksen ka pranuar se ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Manchester United.
Danezi iu bashkua Interit javën e kaluar, por ka konfirmuar se asnjëherë nuk ka menduar për transferimin te “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbersh.info.
Eriksen tha se dëshironte një sfidë të re dhe qëndrimi në Premierë Ligë do ishte i lehtë.

“Për disa vite isha i lidhur, por kurrë nuk e pëlqeva. Bisedova me ta dhe çfarë dëgjova kishte mundësi dhe nuk kishte mundësi”
“Në fund doja një sfidë të re. Qëndrimi në Premierë Ligë do të ishte zgjidhje e lehtë. Qëndrimi te Tottenham gjithashtu ishte zgjidhje, por doja sfidë të re. Kur me erdhi oferta nga Inter nuk ishte vendim i vështirë”, theksoi Eriksen.
Danezi këtë sezon ka luajtur dy ndeshje në fanellën e “Neurazurëve”./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...