Enrique: Ky ishte heroi i fitores së Spanjës ndaj Anglisë

11:41 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info
Trajneri i Spanjës foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka konsideruar David De Gean si hero të fitores ndaj Anglisë mbrëmë.

Enrique deklaroi që De Gea është një nga portierët më tëmirë në botë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen e David”, deklaroi Enrique.

“Ai është një nga portierët më të mirë në botë dhe këtë gjë e ka vërtetuar në Premierligë javë pas jave”.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim. Gabimet ndonjëherë të ndihmojnë të përmirësohesh dhe të rritesh”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale