Skuadra e Napolit është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri në zonën e Dimaros.
Një situatë aspak pozitive në ditën e pestë të stërvitjes për mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj. Sipas një komunikate nga klubi napolitan, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të problemeve shëndetësore.
Bëhet fjalë për një infeksion në rrugët e frymëmarrjes të shkaktuar nga virozat e stinës. Napoli njoftoi se situata nuk është aspak alarmante dhe mbrojtësi pritet t’i bashkohet skuadrës, sapo kjo situatë të kalojë.
Hysaj është një nga lojtarë më stabël te skuadra italiane dhe shikohet si një pikë referimi në repartin e mbrojtjes. Ky është viti i dytë që mbrojtësi shqiptar do të mbaj veshur fanellën e Napolit. Ai u transferua nga skuadra e Empolit në 3 gusht të vitit 2015
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...