Elham Shabani arrin medalje të bronztë në kampionatin evropian

18:37 | 28 Maj 2022
KRG

Elhami Shabani ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate.

Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”, kategoria -75 kg, përcjell arbresh.info.

Shabani mundi Hamza Turulijan e Bosnjë Hercegovinës 2:1.

“Kam ushtruar dhe kam vuajtur tërë jetën për këtë ditë. Medaljen ia dedikoj babait, të cilit shpresoj t’ia kem kthyer mundin 20-vjeçar që ka bërë me mua”, Elhami Shabani, medalist i bronztë i Evropës në karate”-ka thënë Shabani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale