Nuk është shënuar asnjë gol në ‘Santiago Bernabeu’ në pjesën e parë, në takimin midis Real Madridit dhe Barcelonës.
Anipse një ndeshje mjaft intensive, gola nuk pati – kurse rastet më të rrezikshme i takuan mysafirëve.
Fillimisht, Artur doli përballë Courtois me këtë të fundit që devijoi në korner goditjen e brazilianit.
Pak minuta më vonë, portieri belg tregoi që sonte është në formë të lartë duke pritur një goditje të fuqishme të Leo Messit.
Ndërkohë, Reali u mundua me Vinicius e Benzema por pa rezultat.
Ndërsa, sa i përket ndëshkimeve – tre kartona të verdhë janë nxjerrë nga gjyqtari Lahoz, dy për Los Blancos dhe një për Blaugranasit.
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...