Kampioni në fuqi i Evropës është klubi i fundit i profilit të lartë që i është bashkuar garës për portierin e shumëkërkuar të AS Romas, Alisson Becker.
25-vjeçari është shfaqur këtë sezon si njëri nga portierët më të kërkuar në botë derisa edhe klubet e mëdha si Liverpooli dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Sezoni fantastik i reprezentuesit brazilian në Itali ka alarmuar së fundmi edhe Real Madridin, të paktën është thonë raportet nga ‘Radio Montecarlo’.
‘Los Blancos’ kanë qenë duke kërkuar portier të ri që një kohë të gjatë deri tani dhe mund të nënshkruajnë me Alissonin si një zëvendësues direkt i Keylor Navas. Real Madridi ka qenë i lidhur gjithashtu me transferimin e portierit të Manchester United, David de Gean, dhe portierin e Chelseas, Thibaut Cortoisin, por duket se tani ata kanë kaluar fokusin te ylli i AS Romas.
AS Roma besohet se kërkon të paktën 100 milionë euro./arbresh.info/
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...