Manchester United dhe Fenerbahce janë duke monitoruar situatën e mesfushorit Mesut Ozil në Arsenal.
Ditët e Ozilit në Arsenal duket se janë të numëruara pasi gjiganti turk Fenerbahce thuhet se është i vendosur për transferimin tronditës të mesfushorit në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
‘Fotomac’ raporton se Fenerbahce është duke udhëhequr garën për mesfushorin ndërkohë që Manchester United mësohet se është gjithashtu duke monitoruar situatën e tij.
Mbetet ende e paqartë nëse Ozil do të konsideroj largimin nga Arsenali pavarësisht raporteve të tij me trajnerin e ri Unai Emery që kaluan në një pikë aspak të favorshme gjatë javëve të fundit.
Raportet sugjerojnë që dyshja u përplasën pasi Ozil u njoftua se nuk do të jetë startues në ndeshjen e fituar tashmë kundër West Hamnit.
Sidoqoftë, Emery insistoi se arsyeja pse lojtari nuk luajti ishte për shkak të një sëmundje./arbresh.info/
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë