E ardhmja e Paulo Dybalas vazhdon të jetë e përfolur, teksa lojtari ende nuk ka nënshkruar me ndonjë klub zyrtarisht.
Argjentinasi muaj më parë njoftoi se do të largohet nga Juventusi, pasi nuk palën nuk ranë dakord për zgjatje të bashkëpunimit.
Por, “Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të diel se Dybala është penduar për vendimin për t’u larguar nga Torino.
Sipas mediumit spanjoll, 28-vjeçari tani po dëshiron të arrijë një marrëveshje për të vazhduar kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”.
Nëse nuk ka rinovim të kontratës, Dybala mund të nënshkruajë me klubin e radhës si lojtar i lirë.
Ish-futbollisti i Palermos është i lidhur me një kalim te Interi, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...