Fitoren historike në evropian ndaj Rumanisë e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka.
Duka pas ndeshjes ka thënë që fitorja ka qenë një kënaqësi e madhe dhe tejet emocionuese.
“Një sukses i madh, jo thjesht se fituam, por ka qenë një kënaqësi e madhe të shihje shumë shqiptarë në Francë, në çdo qytet, në çdo stadium”.
“Gjithë shqiptarët kanë qenë të emocionuar dhe skuadra ka qenë e tensionuar, dëshironte të bënte diçka të mirë dhe stresi ishte i madh”.
“Premiat? Patjetër, edhe kryeministri Rama ka përshëndetur skuadrën dhe përveç premios ka premtuar edhe pasaporta diplomatike, sepse këta janë ambasadorët realë të Shqipërisë në botë”, ka deklaruar Duka.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë