Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm në United Soccer League në nëntor të 2018.
“Mendoj se viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua si futbollist”, tha Drogba për radion RMC Sport.
“Vjen një moment që e kupton se duhet të ndalosh dhe duhet të gjesh kohën për projekte të reja. Është bukur të luash futboll, por mosha ime po me kufizon”, shtoi sulmuesi.
Drogba te Blutë u transferua nga Marseille në vitin 2004, ndërsa për tetë sezone te Chelsea u paraqit 341 ndeshje dhe shënoi 157 gola.
Pastaj kalo te Shanghai Shenhua, Galatasarat, Montreal Impact dhe tash te Phoenix Rising.
Ai fitoi katër herë Ligën Premier, aq edhe FA Cup dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Ndërsa me Galatasarayn, një herë Super Ligën dhe TFF Super Kupën. /TCh/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran