Dinamo Ferizaj dhe Prishtina e Re luajtën ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ku pas një përballje me shumë gola (3-3), fituesi u zgjodh me penallti, ku Prishtinasit dolën triumfues për të fituar të drejtën të luajnë ndeshjen ndaj Feronikelit 74 për Superligën e Kosovës.
Kjo përballje doli të jetë shumë interesante, me aksione të bukura, gabime në mbrojtje, lojë të fortë dhe të pa kompromis nga të dyja skuadrat.
Dinamo e Ferizajt, kaloi e para në epërsi, ku Fidan Gërbeshi shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 22-të.
Pas shtatë minutash, Salih Kosumi arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 pas një gabimi në mbrojtjen e Dinamos.
Por skuadra e Bylbyl Sokolit nuk u ndal me sulme dhe arriti që në kohën shtesë të pjesës së parë të shënonte për 2-1 me Daniel Tette.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi Prishtinës së Re, kur në minutën e 47-të, Vigan Ademi, arriti t’i barazojë shifrat në 2-2.
Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullt dhe skuadrat shkuan në vazhdime, ku shënuan nga një gol.
Për herë të parë në ndeshje Prishtina e Re kaloi në epërsi prej 3-2 pasi Urim Statovci shënoi duke shfrytëzuar gabimin e portierit Leutrim Rexhepi.
Por se kjo ndeshje do të kishe penallti u vendos, kur Dardan Jashari në tentim për të larguar topin shënoi në portën e tij për 3-3.
Pas vazhdimeve, skuadrat shkuan në penallti, ku më të mirë dolën të jenë futbollistët e Prishtinës së Re që fituan 7-6, pas serisë së 12-të nga gjuajtjet nga pika e bardhë.
Ndeshja e fundit e sezonit do të luhet mes Feronikelit 74 dhe Prishtina e Re për të mësuar skuadrën e dhjetë që do të luajë në Superligën e Kosovës.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...