Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pranuar se do ta dëshironte kthimin e Lionel Messit në Camp Nou gjatë verës.
Kontrata e superyllit argjentinas me Paris Saint-Germainin është valide deri në fund të muajit qershor, ndërsa ka pasur shumë pak përparim në lidhje me rinovimin.
Dhe sa herë që përmendet e ardhmja e Messit, rikthimi te Blaugranët është gjithmonë opsion i spekuluar.
Araujo – i cili ka luajtur dy sezone me kampionin e botës te katalunasit – nuk i ka fshehur emocionet e tij kur është pyetur në lidhje me rikthimin potencial të 35-vjeçarit.
“Rikthimi i Messit? Do të shohim, por do ta dëshiroja. Rikthimi i Leos do të ishte shumë i veçantë. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe ne do të ishim të lumtur nëse mund të kthehet”.
“Po të isha Mateu Alemany (drejtori sportiv i Barcës), do të nënshkruaja me Rodrigo Bentancur dhe Leo Messi”, ka thënë 23-vjeçari për Jijantes FC të Gerard Romeros. /telegrafi/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...