Dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua me intensitet dhe angazhim maksimal të futbollistëve. Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.
Pas përfundimit të stërvitjes, tre prej lojtarëve ndanë përjetimet dhe emocionet e tyre nga dy ditët e para të këtij kampi stërvitor, përcjell Arbresh.info.
Leon Zeqiraj, pjesë e Sampdoria U20, u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A.
Dion Gallapeni, që aktivizohet te FC Prishtina, theksoi se ky kamp stërvitor është një hap i rëndësishëm për të kuptuar filozofinë e lojës së trajnerit.
Ndërkaq, Luan Lleshi, i cili është pjesë e FC Feronikeli 74, u shpreh krenar që i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në këtë kamp të Kombëtares A.
Seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...