Distria Krasniqi i ka nisur me fitore garat në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja pejane ka pushuar në raundin e parë të garave deri në 52 kilogramë, por e ka nisur me fitore garën në raundin e 32-të.
Distria ishte më superiore se kundërshtarja e saj braziliane, Jessica Pereira, të cilën e mposhti me ippon, pasi më parë mori edhe një yoko dhe një waza-ari.
Në ndeshjen tjetër, në raundin e 16-të, pejania do të ndeshet me Francine Echevarria të Puerto Ricos.
Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën. /Telegrafi/
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova