Jean-Philippe Mateta nuk do të jetë lojtar i ri i Milanit.
Sulmuesi francez nuk ka arritur t’i kalojë me sukses vizitat mjekësore, çka ka bërë që klubi “kuqezi” të vendosë të mos e finalizojë transferimin, pavarësisht marrëveshjes verbale të arritur më herët me Crystal Palace, raporton Sky Sport Italia.
Pas verifikimeve dhe kontrolleve të fundit mjekësore, drejtuesit e Milanit kanë zgjedhur të tërhiqen nga operacioni, duke e lënë të hapur të ardhmen e lojtarit.
Situata e Matetas po ndiqet me vëmendje nga Juventusi, i cili mbetet i interesuar dhe po monitoron zhvillimet.
Në këtë sezon të Premier League, Mateta ka regjistruar 8 gola në 23 paraqitje me fanellën e Crystal Palace, duke qenë një nga pikat kryesore të repartit ofensiv të skuadrës angleze.
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së