Granit Xhaka ishte protagonist kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Që prej startit të sfidës, deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, u fërshëllue nga të pranishmit.
Ndërkohë që për këtë situatë, ka reaguar edhe vëllait i Granitit, Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për të vëllain, duke e cilësuar si krenarinë e shqiptarëve, e ndër të tjera, i premton besnikëri deri në vdekje.
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale.

Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar