Frenkie de Jong duket se do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona, pasi interesimi për të nuk mungon nga skuadrat e mëdha.
Mesfushori holandez pritet t’i sjell të ardhura të mëdha katalunasve, pasi shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.
Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Munich e Juventus janë ekipet që kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit holandez.
Nga shitja e tij Barcelona synon të fitojë rreth 80 milionë euro, para që do t’i përdorin për ta kaluar krizën e madhe financiare që ka kapluar klubin.
E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Barcelona tanimë ka gjetur zëvendësuesin e De Jong dhe tani ka arritur marrëveshje me klubin e Valencias.
Fjala është për mesfushorin Carlos Soler i cili është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë, ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë në 34 ndeshje zyrtare.
Barcelona ka pranuar t’i paguajë Valencias 20 milionë euro në verë për transferimin e reprezentuesit spanjoll në Camp Nou.
25-vjeçari vlerësohet rreth 50 milionë euro, por duke parë se ka kontratë vetëm edhe një vit, atëherë Valencia ka pranuar ofertën e Barcelonës prej 20 milionë euro për yllin e skuadrës.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...