
Ronaldo gjatë kohës së tij në Manchester United
Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, Real Madridit, për të demonstruar progresin e tij në një ambient të ndryshëm.
Sulmuesi është takuar në Madrid me ish bashkëlojtarin e tij në United, Rio Ferdinand, për t’i shpjeguar pse u largua nga klubi që e transferoi ai nga një talent 18-vjeçar në njërën në figurat më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo shpenzoi gjashtë vite të jashtëzakonshme në Old Trafford, ku fitoi tre në Premierë Ligë, një FA Cup dhe medaljen e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi poashtu mori Topin e Artë dhe u nominua për çmimin “Lojtari i Vitit” nga FIFA në moshën 23 vjeçare.

Pasi shënoi 118 gola brenda të gjitha kompeticioneve brenda 292 paraqitjeve, reprezentuesi portugez finalizoi më pas transferimin rekord për 80 milionë funta te Real Madridi.
“Thjeshtë e mendova në mendjen time se dua të shkojë këto dhe të shfaqi nivelin tim, të shfaqi se jam një lojtar ndryshe dhe kjo ishte ajo që e bëra”, ka thënë Ronaldo.
“Arrita dhe kisha një sezon fantastik dhe më pas u përmirësova sezon pas sezoni”
Sezoni më i mirë i Ronaldos te Madridi ishte edicioni 2014/15, ku ai shënoi në përgjithësi 61 gola dhe një rekord prej tetë hat-trick’ve./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...