Edhe pse nuk është larg realizimit të objektivit të tij madhor, Cristiano Ronaldo pritet të mbetet protagonist i futbollit të luajtur edhe për një periudhë tjetër.
Vetë ylli portugez ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur një datë për t’u tërhequr nga futbolli aktiv.
Ronaldo ishte protagonist këtë javë me dy gola të shënuar për Al Nassr, duke treguar se, pavarësisht moshës, vazhdon të ketë ndikim vendimtar në fushë.
“Është e vështirë të vazhdosh të luash edhe në këtë moshë, por futbolli është pasioni im i madh. Për mua nuk ka rëndësi se ku luaj, në Lindje të Mesme apo në Evropë. E dini cili është objektivi im? Dua të shënoj gola dhe të arrij numrin që të gjithë e dini. Dua të shënoj 1000 gola”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo.
Aktualisht, sulmuesi legjendar ka realizuar 972 gola në karrierën e tij, duke qenë vetëm 28 gola larg shifrës historike prej 1000 golash.
Me këtë ritëm dhe me motivimin që e karakterizon, Ronaldo mbetet i vendosur të vazhdojë të shkruajë histori në futbollin botëror.
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...