Në dhomën e zhveshjes në Barcelonë ata janë në dijeni rreth përforcimeve të mundshme që mund të arrijnë në një të ardhme të afërt.
Ekzistojnë një numër i madh emrash që janë duke u sugjeruar, por lojtarët e mëdhenj si Philippe Coutinho i dinë të gjitha planet e klubit, transmeton portali arbresh.info.
Njëri nga prioritet e skuadrës katalunase është mesfushori i Ajaxit, Frenkie De Jon. Megjithatë, ata janë duke u përballur nga një garë nga klubet tjera si Tottenhami, Manchester City dhe Real Madridi që kanë shfaqur gjithashtu interesim në talentin e ri të Ajaxit, gjë që vetëm rrit çmimin e mesfushorit.
Në fakt, Marc Overmars, drejtori sportiv i Ajxit, ka konfirmuar se Tottenhami shtroi një ofertë prej 50 milionë euro por ajo u refuzua. Barcelona i ka frikë më të keqes dhe prandaj kanë në plan për të paguar deri në 80 milionë në mënyrë që të siguron që De Jong të luaj në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Në menaxhimin sportiv të klubit katalunas, ata mendojnë se ai është një përforcim i duhur për shkak se ai është një lojtar që ngjan shumë me Sergio Busquetsin dhe që e kupton stilin e lojës që e demonstron Barcelona./arbresh.info/
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...