Real Madridi mbrëmë luajti ndeshjen e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Al-Hilal.
Pas ndeshjes së parë në Kampionatin Botëror për klube, gardiani i Realit, Thibaut Courtois, foli për media, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se është vështirë të ndërrosh stilin e lojës për katër ditë, teksa je mësuar për katër vite me të njëjtën lojë.
“Pas katër vitesh me Ancelottin, kemi mësuar disa gjëra që është e vështirë t’i ndryshosh në katër ditë. Xabi dëshiron mënyrë tjetër për t’u mbrojtur dhe sulmuar. Ne po shikojmë shumë video dhe po bisedojmë shumë. Do ta mësojmë këtë stil loje”, theksoi belgu.
Reali ndeshjen e ardhshme e luan me 22 qershor ndaj Pachucas./Arbresh.info
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...