Conte do të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit

15:10 | 22 Janar 2023
A Z

Antonio Conte do të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit.

Kështu ka bërë të ditur gazetari italian, Gianluca Di Marzio, transmeton IndeksOnline.

Kontrata e Contes do të skadojë në qershor, dhe pritet të largohet nga Spurs.

Tekniku italian raportohet se mund të marr drejtimin e skuadrës së Juventusit.

Conte ishte edhe më herët trajner i ”Zonjës së vjetër”, para se të kalonte te Interi, duke fituar edhe katër tituj të kampionit të Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale