Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se skuadra e tij ishte e pafat ndaj Barcelonës, që ka në skuadër lojtarin më të mirë në botë, Leo Messi
Antonio Conte nuk ka dyshim se Leo Messi është lojtari më i mirë në botë dhe pikërisht ai e bëri dallimin në përballjen ndaj Barcelonës.
“Në këto dy ndeshje ndaj Barcelonës, Leo Messi e bëri diferencën, sepse siç e dimë po flasim për lojtarin më të mirë në botë”, tha fillimisht Conte.
“Pas dy ndeshjeve mendoj se ne ishim të pafat, sepse në momentet tona më të mira ata shënuan. Ata ishin shumë klinik. Ne krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam”. /arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje