Manchester City janë gati për të dëgjuar ofertat për të riun Lukas Nmecha këtë verë derisa ata dëshirojnë që të ngritin fonde për të transferuar asete të shtrenjta si Harry Kane dhe Jack Grealish.
Sipas Mail, skuadra e Pep Guardiolës po shikon që ta shet atë për shtatë milionë funte, pasi që 22 vjeçari ka shkëlqyer në skuadrën e Anderlecht këtë sezon, skuadër që e drejton Vincent Kompany.
Nmecha ishte njëri prej 20 lojtarëve të huazuar të Cityt nga sezoni i kaluar dhe klubi po shikon që t’i shes këta të rinj në mënyrë që të gjenerojë afër 200 milionë funte për të shpenzuar në blerjen e Kane dhe Grealish.
Nmecha ka shënuar 20 gola të Anderlecht si dhe është pjesë e Gjermanisë U21, Kombëtare që do të luajë në Europianin e të rinjve që fillon këtë të hënë. Ai më parë ka luajtur edhe në Preston, Middlesbrough dhe Wolfsburg.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...