Barcelona duhet të mendojë për një portier të dytë, pasi që holandezi, Jasper Cillessen, është duke e menduar largimin.
“Mundo Deportivo” raporton se portieri i dytë, Jasper Cillessen nuk ka konfirmuar qëndrimin në klub për sezonin e ri.
Reprezentuesi holandez ka zgjuar interesim nga shumë klube të njohura evropiane.
Cillessen ishte transferuar nga Ajax si zëvendësues i Victor Valdes, por ardhja e gjermanit Marc Ander Ter Stegen, ka bërë që ai të qëndrojë rezervë në të shumtën e kohës.
Arsenal, Liverpool dhe Napoli janë tri klubet që kanë shfaqur interesim për transferimin e Cillessen, gjatë këtij afati kalimtar të verës. /arbresh.info/
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur