Chelsea projekton transferimin e Serge Gnabryt

22:18 | 11 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Chelsea po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Bayern Munichut, Serge Gnabry.

Tuchel ishte i vendosur që klubi të nënshkruante me sulmuesin e Leeds United, Raphinha, por sulmuesi brazilian po preferon Barcelonën, derisa sipas raportimeve të fundit është afër të kalojë në “Camp Nou”.

Chelsea tani po shqyrton alternativa dhe sulmuesi i Bayern Munichut, Gnabry, 26 vjeç, është lartë në listën e lojtarëve për të cilët klubi është i interesuar, raporton The Telegraph.

Gnabry, dikur i Arsenalit, shënoi 17 gola për Bayernin sezonin e kaluar dhe shihet si një opsion shtesë në fazën sulmuse të Tuchel.

Chelsea së fundmi ka arritur marrëveshje me Man Cityn, për transferimin e Raheem Sterling, për rreth 60 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale