Këtë vikend do të luhet derbi i madh anglez.
Chelsea takohet me Manchester Unitedin të dielën nga ora 17:30, shkruan lajmi.net.
“The Blues” hyjnë në këtë ndeshje si lider i Premier Ligës me 29 pikë, dhe synojnë ta vazhdojnë formën pozitive.
“Blutë e Londrës” në këtë takim do të jenë pa dy futbollistë shumë të rëndësishëm si N’Golo Kante dhe Ben Chilwell ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel në konferencë për media.
“Më shqetëson sepse Chilwell ishte në një moment kaq fantastik, si Reece James në anën tjetër. Ata ishin në formën më të mirë që mund të ishin, aq të fortë dhe plot vetëbesim dhe me kaq shumë cilësi”.
“Chilly ka një dhimbje të mprehtë në gju dhe ai kishte shumë dhimbje. Tani ai ndihet pak më mirë, kështu që do të bëjmë një ekzaminim për të qenë më të saktë. Shpresojmë që të mos jetë lëndim serioz”.
“E njëjta gjë vlen me N’Golo Kanten. Ai e ktheu gjurin e tij pak, por shpresojmë se nuk është shumë keq. Këto ishin të vetmet dy gjëra të trishtueshme, sepse N’Golo ishte përsëri fantastik deri në momentin kur u largua dhe Chilly është në një moment fantastik dhe është gjithashtu i rëndësishëm. Le të shpresojmë për më të mirën”, tha Tuchel.
Chelsea prin në renditje në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...