Palët mund t’i nisin bisedimet për kontratën e re të futbollistit në muajt ardhshëm
Jorginho nuk i ka nisur ende bisedimet me Chelsean për vazhdimin e kontratës.
Mirëpo, një gjë e tillë duket se do të ndodhë në majt e ardhshëm.
Për këtë ka siguruar menaxheri i përfaqësuesit italian, Joao Santos.
“Ne nuk jemi duke biseduar për ta zgjatur kontratën aktuale të tij me Chelsean. Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ndoshta do t’i hapim bisedimet në muajt e ardhshëm”, deklaroi Santos për portalin “Tuttomercatoweb”.
Jorginho e pati një vit të jashtëzakonshëm duke e fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean.
Gjithashtu, ai e fitoi edhe Kampionatin Evropian me Italinë. /GE/
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...