Chelsea ia ka ofruar Barcelonë-s sulmuesin e skuadrës, Willian.
Braziliani do jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe ka konfirmuar se nuk do e rinovojë kontratën me “Blutë” nëse nuk i pranohet kushtet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Arsenal dhe Tottenham janë dy klubet londineze të interesuar për Willian, andaj Chelsea në mënyrë që të mos i forcojë rivalët ia ka ofruar Barcelonës, që e kanë kërkuar edhe viteve të kaluara.

Sipas Sport, Willian ka pranuar t’i bashkohet Barcelonë-s, por vetëm nëse i ofrohet kontrata trevjeçare.
Kjo mundësi është duke shqyrtuar nga Barcelona, por më shumë mundësi do jetë negative sepse gjiganti katalunas ka bërë prioritet transferimin e Neymar dhe Lautaro Martinez./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...