“Blues” do ta rivalizojnë Barcelonën për portierin kamerunas të Ajaxit, i cili e ka paralajmëruar largimin nga Holanda gjatë verës që vjen.
Andre Onana ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Ajaxi në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Portieri kamerunas dëshiron ta bëjë një hap përpara në karrierë.
Interesim serioz për të ka shfaqur Barcelona, e cila synon t’i bëjë konkurrencë portierit aktual, Marc Andre Ter Stegen.
Mirëpo, së fundmi në garë për 24 vjeçarin është futur edhe Chelsea.
“Blues” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e portierit aktual, Kepa Arrizabalaga dhe e shohin Onanan si zëvendësues ideal të tij.
Onana i ka kaluar katër sezonet e fundit në kampionatin holandez, ku ishte transferuar nga Barça në vitin 2015.
Gjithashtu, interesim për portierin cilësor ka shprehur edhe Tottenhami në Angli.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...