Chelsea fitues i Kupës së Botës për Klube e dekason PSG-në në finale

23:23 | 13 Korrik 2025
D.H

Chelsea është fituese e Kupës së Botës për Klube, duke e mposhtur thellë PSG-në në finale të Kupës së Botës për Klube.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.

Cole Palmer është lojtari që po shkëlqen në etapën e parë, me dy gola e një asistim.

Anglezi fillimisht shënoi për 1:0, pasi praprakisht e kishte humbur një mundësi të mirë.

Ai e gjeti rrugën e golit në minutën e 22-të të finales në Neë Jersey.

I njëjti doli në skenë edhe në minutën e 30-të, duke shënuar për 2-0.

Tre minuta më vonë para fundit, Joao Pedro shënoi  pas një asistimi nga Palmer.

Pjesa e dytë i takoi PSG-së, por nuk arriti të shënojë.

Deri në fund të ndeshjes, Joao Neves u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje ndaj Cucurrellas.

Chelsea ka hyrë në histori duke fituar Botërorin e Klubeve të parë në formatin e ri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale