Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi janë dy lojtarët të cilët do të largohet nga skuadra e Chelsea, pasiqë menaxheri i skuadrës angleze, Thomas Tuchel, ia ka bërë me dije se nuk do të gjejnë hapësire gjatë këtij sezoni.
Të dy futbollistët do të udhëtojnë këtë javë drejt Gjermanisë, ku edhe do të vazhdojnë karrierën e tyre, raporton Sky Sports, përcjell arbresh.info.
Timo Werner pritet të kthehet tek RB Leipzig, prej ku erdhi tek Chelsea, por që nuk arriti të lë gjurmë.
Ndërsa, Hudson-Odoi, thuhet se do të transferohet tek Borussia Dortmund, ndërsa për lojtarin është i interesuar edhe Juventus por ekipi gjerman duket i gatshëm për nënshkrimin e kontratës dhe mbylljen e marrëveshjes.
Anglezi do të kalojë te skuadra gjermane në formë huazimi për sezonin 2022-23 dhe më pas të qartësojë të ardhmen e tij te Chelsea.
Thomas Tuchel i ka liruar dy futbollistët dhe u ka bërë me dije se mund të nënshkruajnë me klubet e reja. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...