Chelsea do t’i fillojë garat për mbrojtjen e titullit, kur sezoni i ri i Premier League të nisë.
Të kaltrit do të përballen në sfida me Manchester City, Arsenal, Manchester Unidted dhe Liverpool – të cilët janë forcuar gjatë gjithë verës – dhe trajneri i tyre Jose Mourinho, që nënshkroi kontratën edhe për katër vjet të premten, pret që lojërat e ardhshme të jenë më kompetitivet që kemi parë deri më tani.
“Secili prej ekipeve ka lojtarë të mirë, prandaj mendoj se është e vështirë të listosh top ekipet në Angli, për shkak të natyrës konkurruese”, ka thënë ai.
“Asnjëra nga ligat e mëdha të Europës nuk kane filluar ende. As në Itali as në Gjermani, dhe as në Spanjë. Kështu që mendoj se të gjithë po e presin të shtunën”.
Kjo do të jetë sezona më e shikuar në historinë e Premier Ligës, transmetimi i së cilës do të përfshijë 212 territore të globit dhe një audiencë prej 4.7 miliardë personash.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër