Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp u përfshinë në një përplasje jo karakteristike në pjesën e dytë kundër West Ham.
Arsyet e sakta pas sherrit mbeten të panjohura, pasi të dyja palët refuzuan të flisnin për të pas ndeshjes.
Gushtin e kaluar, Liverpool refuzoi ofertën 100 milionë plus 50 milionë funte shtesë të Al Ittihad për Salah.
James Pearce i The Athletic raporton se arsyeja e refuzimit të ofertës ishte mungesa e kohës për të gjetur një zëvendësues.
Liverpool operon në një model ‘vetë-qëndrueshëm’ i cili favorizon paratë e lojtarëve. Pearce shkruan se Liverpool ‘me siguri do të tundohej’ për të pranuar ofertën nëse do të kishte mbërritur më herët në afatin kalimtar veror.
Me një vit të mbetur nga kontrata e egjiptianit, Liverpool do të konsideronte shitjen e tij këtë verë.
Megjithatë, Salah mund të zgjedhë të qëndrojë në Anfield dhe të largohet nga klubi pa pagesë në vitin 2025, duke i dhënë atij një tarifë të madhe nënshkrimi.
Pearce shkruan se shumëçka do të varet nga 31-vjeçari dhe nëse do të largohet tani apo më vonë. /Telegrafi/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...