Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, tashmë është shumë afër transferimit drejt skuadrës italiane, AS Roma.
Wijnaldum pritet që të jetë lojtari i skuadrës italiane në formë huazimi.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano o cili ka thënë se Paris Saint-Germain tashëm ka dhënë dritën e gjelbërt për kalimin e holandezit drejt skuadrës italiane, shkruan arbresh.info.
Tashmë ka mbetur vetëm kompletimin e dokumenteve dhe që nga fillimi i sezonit të ri, 31-vjeçari do ta vesh fanellën e skuadrës së trajnerit Jose Mourinhho.
Ndërsa skuadra e “sheikëve” Paris Saint-Germain, janë në kërkim të zëvendësimit të tij, ku kanë shprehur interesim për bashkëlojtarin e Edon Zhegrovës, në Lille, Renato Shanches. /arbresh.info/
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit