Para se Milot Rashica të shkëlqente në ndeshjen e Werder Bremenit sot, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe një tjetër yll i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.
Ylli i ekipi kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, e asistoi një gol në fitoren e Swansea Cityt me rezultat 2:1 si mysafir ndaj Wigan Athleticut, raporton Gazeta Express.
Celina ishte vendimtar me pasimin e tij për Nathan Dyer për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes në minutën e 12-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 90+1-të nga Jay Fulton, pasi që trajneri Paul Cook tentoi të humbasë kohë.
23-vjeçari kosovar është në rrugë të duhur për ta siguruar promovimin në sezonin vijues të Premierligës nga Championshipi, niveli i dytë i futbollit në Angli, përkunër që është ende herët në sezon.
Ata tani radhiten në pozitën e dytë në tabelën e Championshipit, me 28 pikë, baras me liderin Leeds, nga 15 ndeshjet e para të këtij sezoni – tetë fitore, katër barazime dhe tri disfata.
Në këto ndeshje të ligës së nivelit të dytë të futbollit në Angli, Celina i ka shënuar dy gola dhe e ka asistuar një tjetër.
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së