Kosova me 14 nëntor zhvillon një ndeshje historike ku në Plzen do të ndeshet me Republikën e Çekisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020.
Federata e Futbollit të Çekisë ka njoftuar se ende janë në treg biletat për ndeshje, çka nënkupton se nuk janë shitur të gjitha pavarësish që edhe për Çekinë kjo ndeshje është vendimtare sa i përket kualifikimit, shkruan zëri.info.
Gjithsesi, kjo ndeshje po cilësohet si ndeshje me rrezikshmëri të lartë derisa autoritetet çeke kanë vendosur se biletë mund të blejnë vetëm qytetarët që posedojnë pasaportë të Republikës së Çekisë dhe kjo ndoshta është arsyeja që ende nuk janë shitur të gjitha biletat.
Për dallim nga Çekia në Kosovë është duke u bërë shumë luftë për të siguruar një biletë për këtë ndeshje.
Përballja ndërmjet Çekisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova