Lajmi ishte në ajër, por tani është konfirmuar zyrtarisht. Gianluigi Buffon do të jetë shefi i ri i delegacionit të Kombëtares italiane.
Portieri legjendar italian, që vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur vetëm dy ditë më parë, njoftoi zyrtarisht rikthimin e tij në përfaqësuesen italiane.
“Kthehem në Kombëtare, sepse ky fëmijë që 30 vite më parë trokiste për herë të parë në dyert e Covercianos, ka ende dëshirë për të ëndërruar dhe për të përjetuar këtë ëndërr bashkë me tifozët italianë”, shkroi Buffon.
Gardiani i mirënjohur, i cili është futbollisti me më shumë ndeshje me fanellën e Italisë u shpall edhe kampion bote në 2006-ën me të kaltrit.
Buffon u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të ndritur, në të cilën fitoi thuajse gjithçka.
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...
83 persona ende në spital pas tragjedisë së zjarrit në Zvicë...
Erdin Hashani emërohet në postin e ndihmëstrajnerit të Prish...
Osmani për vërshimet: Kam komunikuar me kryetarët e komunave...