Borussia Dortmund është duke u interesuar për ish yllin e tyre armenin, Henrikh Mkhitaryan.
Mkhitaryan ishte transferuar nga Dortmundi në Manchester United në verën e vitit 2016 për shumën e 30 milionë eurove, transmeton arbresh.info.
E ardhmja e mesfushorit armen në Old Trafford tashmë është e pa qartë pas rënies së formës së tij në javët e fundit, pasi ai ka humbur vendin në formacionin bazë të Jose Mourinhos.

Sipas BBC Sports, gjiganti gjerman është i interesuar ta rikthejë në skuadër mesfushorin armen.
Trajneri portugez i United, Jose Mourinhos para ndeshjes me Brighton ka formën e armenit në pesë ndeshjet e fundit duke deklaruar se ai duhet të luftojë për një pozitë në formacionin bazë.

Mkhi në këtë sezon ka startuar në 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara duke shënuar një gol dhe pesë asista. /arbresh.info/
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...