Borussia Dortmund ka dërguar një ofertë në drejtim të Bourdeaux, për brazilianin Malcolm, i cili është shndërruar në sensacion këtë sezon në futbollin francez.
Për yllin brazilian të interesuar janë edhe Arsenali, Bayern Munich, mandje Arsenali kishte tentuar që gjatë muajit janar të nënshkruante me të, por insistimi i klubit francez për ta mbajtur deri në fund sezonit, bëri që klubi anglez të tërhiqet.
Megjithatë, sipas “The Sun” e ardhmja e brazilianit do të jetë në futbollin gjerman, në Borussia Dortmund ose në Bayern Munich, transmeton arbresh.info.

Kampioni gjerman kanë tentuar në janar për Malcolm, por tani Dortmund është futur seriozisht në garë për shërbimet e tij, pasi do të shfrytëzojnë parat e shitjes së Abuameyangit në Arsenal.
BVB ende është në kërkim të një zëvendësuesi për Ousmane Dembele, i cili kaloi në Barcelonë verën e kaluar, dhe tashmë janë futur në garë për Malcom me të gjitha forcat.
Malcolm në këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe gjashtë asista në Ligue 1. /arbresh.info/
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh