‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më me ndikim tek Hoffenheimi në këtë gjysmëstinor

20:12 | 23 Dhjetor 2025
D.H

Fisnik Asllani është duke kaluar nëpër sezonin më të mirë në karrierë deri më tani, ku po shkëlqen tek skuadra e tij Hoffenheim.

Tashmë me përfundimin e gjysmëstinorit, Hoffenehimi është në pozitën e pestë në Budesligë me 27 pikë, shkruan Arbresh.info.

Derisa nga Kupa e Gjermanisë është përshëndetur në rrethin e 1/16 së finales nga St Pauli, pasi u mposhtën në penallti.

Në gjysmën e parë të këtij sezoni, të gjitha statistikat e dallojnë një futbollist, e ai është ylli dardan dhe super sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.

Fisi ka luajtur gjithsej 17 ndeshje këtë edicion me Hoffenehimin në të gjitha garat dhe ka realizuar shtatë gola e tri asistime.

Ai i prinë listës së golashënuesve të klubit në Bundesligë me gjashtë realizime.

Performancat e tij të shkëlqyera kanë bërë që vlera e tij në Transfermarkt të shkoj në 30 milionë euro.

Po ashtu, disa klube të njohura si Barcelona, Bayern Munich e Dortmund kanë shfaqur interes serioz për ta pasur në radhët e veta sulmuesin dardan./Arbresh.info

Golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të Hoffenheimit në Bundesligë:

Shpërndaje në rrjete sociale