Shqipëria nesër luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj të futbollit, pasi përballet në gjysmëfinale të play-offit të Kupës së Botës ndaj Polonisë.
Tashmë është bërë zakon që tifozëria e organizuar e kombëtares “Tifozat Kuq e Zi” të mos jenë të pranishëm në stadium pasi FSHF-ja, ka vendosur që biletat t’i ndajë me short dhe të mos lejoj grupe të organizuar as brenda po edhe jashtë Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes në rrjetin social Facebook, TKZ i ka reaguar FSHF-së.
“Edhe këtë herë, tribunat nuk do jenë si gjithmonë…, jo sepse mungon dashuria për Kombëtaren, por sepse dikush ka vendosur me vetëdije ta heshtë zërin e saj më të zjarrtë. Sepse për Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka rëndësi kush e ndjen fanellën, rëndësi ka kush ka lidhje, kush është “i duhuri”, kush kalon nga dera e pasme. Zemra lihet mënjanë, shpërndahet vendi sipas interesit.”
“Bileta ka, gjithmonë ka. Ka për miqtë, për klientët, për turistët… Madje agjensionet turistike prej javësh kanë nisur ofertat promovuese për Varshavën, me paketë të gatshme që përfshin edhe biletën e ndeshjes.”
Ata kanë ngritur një shqetësim se si po bëhet shpërndarja e biletave për tifozët nëpër sfidat e kombëtares.
“Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë: ku i morën këto bileta? Pse për ata që e kanë mbajt këtë ekip gjallë, me zë e me shpirt, nuk ka!?”
“Dhe le ta themi qartë, ky përjashtim nuk është rastësi. Është pasojë e qëndrimit tonë. Sepse ne nuk heshtëm. Sepse ne kundërshtuam hapur organizimin e Euro 2027 me Serbinë. Dhe sot, çmimi i asaj kundërshtie është ky, përjashtimi.”
“Por po harroni një gjë, stadiumi nuk është thjesht beton e karrige, është zë që shpërthen, është zemër që rreh fort, është zjarr që nuk fiket. Dhe këtë zjarr nuk mund ta kontrolloni me lista.”
“Këtë herë, nuk do mungojmë vetëm ne…,
do mungojë atmosfera, do mungojë pesha e çdo brohoritjeje, do mungojë ajo ndjenjë që e bën Kombëtaren më shumë se një ekip. Dhe kur të bjerë ajo heshtje e ftohtë në tribunë, kur kënga të shuhet aty ku dikur digjej zjarr, atëherë do ta kuptoni:
më shumë do të ndihet mungesa jonë, sesa do të vërehet prania juaj. Sepse ne nuk jemi dekor, sepse ne jemi zëri dhe zemra e kësaj Kombëtare. Dhe pa ne, ai stadium është thjesht beton.”
“Kombëtares i urojmë fitore, sepse fanella është mbi gjithçka, dhe kjo largësi nuk është zgjedhje… është “zgjidhja” e FSHF-së”, shkruhet në reagimin e gjatë të tifozëve.
Kjo ndeshje zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...