Talenti brazilian ka nisur të përshtatet në Itali.
Gabriel Barbosa i kënaqet fitores kundër Empolit. Sulmuesi i skuadrës së Interit i njohur si Gabigol, ka deklaruar se aktivizimi i tij në takimin e dielës kundër Empolit e ka kënaqur atë, gjithashtu dhe fitorja pasi e ndihmon shumë skuadrën për të vazhduar më tej në arritjen e objektivave sezonal.
“Ndaj Empolit kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Personalisht stërvitem shumë çdo ditë dhe që tani jam duke menduar për takimin e ardhshëm. Nëse vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit, jam i bindur se skuadra do të arrijë të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ai.
Gabigol është transferuar gjatë verës nga Santosi për 30 milionë euro dhe shihet si një prej talenteve më të mëdhenj në Brazil.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme