Besart Berisha e kalon Western Unitedin në epërsi

09:33 | 7 Shkurt 2021
A Z

Ekipi ku bën pjesë edhe Besart Berisha, Western United po përballet me Central Coast Mariners në kuadër të A-League në Australi.

Rezultati pas pjesës së parë është 1:2 për Western United, shkruan Gazeta Express.

Uskok kaloi fillimisht në epërsi mysafirët qysh në minutën e katërt, Central Coast Mariners u përgjigj pas 13 minutave nëpërmjet Simon.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Besart Berisha e gjen rrugën deri te goli për herë të parë këtë edicion.

Të ngjashme