Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ia ka dhuruar 10 milionë euro rajonit të Lombardisë për krijimin e 400 njësive të përkohshme të kujdesit intensiv, pas pandemisë së koronavirusit.
Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali dhe Evropë, pasi e përbën epiqendrën e kësaj sëmundjeje ngjitëse jashtë Kinës, transmeton Gazeta Express.
Mbi 2.100 njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e koronavirusit, ndërsa 1.851 të tjerë janë në kujdes intensiv.
Nga 2.158 të vdekurit në Itali nga koronavirusi, 1.420 prej tyre ishin në Lombardi.
Ky rajon ka mungesë të shtretërve për trajtimin e të gjithë të prekurve nga virusi, prandaj Berlusconi ka vendosur të ofrojë një ndihmë kaq të madhe.
Ai i dhuroi 10 milionë euro për të ndihmuar në krijimin e njësive të reja dhe përkohshme të kujdesit intensiv në Fiera di Milano.
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...