Nëpërmjet veprimeve në rrjetet sociale Karim Benzema ka lënë të kuptohet se diçka me të vërtetë nuk ka shkuar mes tij dhe pjesës tjetër të grupit të grumbulluar nga Didier Deschamps në Katar.
Aludimet – Në vigjilje të finales të Katar 2022 u fol gjatë për Benzema-n. Në ato ditë mediat aluduan se sulmuesi jo vetëm që nuk kishte mbështetjen e trajnerit por se ky i fundit mori vendimin për të mos e grumbulluar për finalen pikërisht pasi u konsultua m e grupin.
Të preferuarit – “Marca” zbuloi sot se gjithçka ishte e vërtetë pasi vetë Karim Benzema, nëpërmjet veprimtarisë së vet në rrjetet sociale ka treguar se pëlqen vetëm 5 lojtarë të Francës.
Sulmuesi i Realit për momentin ndjek vetëm Eduardo Camavinga-n, Aurelien Tchouaméni-n, Kylian Mbappe-n, Raphael Varane-n dhe dhe Marcus Thuram-in.
Vetëm këto pesë futbollistë ndiqen nga Benzema, i cili ka “fshirë” nga rrjetet sociale të gjithë shokët e tjerë të ekipit te Franca.
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...