Belgjika është duke turpëruar skuadrën e San Marinos mbrëmjen e sotme (e enjte).
Kombëtarja e Adnan Januzajt, i cili është në dispozicion vetëm nga bankina për këtë ndeshje, ka shënuar tetë gola në ndeshjen si nikoqir kundër San Marinos, shkruan portali arbresh.info.

Romelu Lukaku me dy gola (28′, 41′), Chadli (31′), Brolli (35′), Alderweireld (43′), Tielemans (45′), Benteke (79′) dhe Yari Verschaeren nga penaltia në minutën e 84′ janë autorët e golave për skuadrën belge.
Takimi mes tyre zhvillohet në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja është duke u luajtur në stadiumin Stade Roi Baudouin të Brukselit./arbresh.info/
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...