Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Union Berlinit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit gjerman.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë me bavarezët që dominonin në aspektin e posedimit të topit, por nuk po arrinin të gjenin hapësirat e duhura për të sulmuar portën kundërshtare.
Rasti i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutat shtesë kur Serge Gnabry bëri një gjuajtje të fortë e cila u ndal nga portieri vendas.
Kërcënimi i parë serioz në pjesën e dytë për vendasit erdhi nga Harry Kane, i cili në minutën e 50-të iu afrua golit përmes gjuajtjes së lirë, por u ndal nga portieri Frederik Ronnow.
Mundësia e vetme për gol në këtë ndeshje për vendasit erdhi në minutën e 59-të, kur Josip Juranovic detyroi portierin Jonas Urbig të bëjë një pritje për t’i mohuar golin.
Në minutën e 63-të golit iu afrua edhe Jamal Musiala, por Ronnoë bëri një super pritje në cepin e majtë të portës së tij.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme për ta gjetur golin, bavarezët ia dolën ta shënojnë golin e fitores në minutën e 75-të.
Autor i këtij goli ishte Leroy Sane i cili nuk gaboi për ta çuar topin në rrjetë për 1-0 pas asistimit të Josip Stanasic.
Me këtë fitore, Bayerni shkon në kuotën e 64 pikëve, 11 më shumë se Bayer Leverkuseni në pozitën e dytë që ka 53 sosh, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...