Bayern Munich ka arritur një fitore të vështirë me rezultatin 3-2 ndaj St. Paul në ndeshjen e Javës së njëzet e shtatë të Bundesliga, duke mbajtur kreun e tabelës.
Skuadra bavareze po përballej me një rival që ndodhet në zonën e rrezikut, por që ka treguar rezistencë deri në minutat e fundit.
Harry Kane e ka hapur serinë e golave në minutën e shtatëmbëdhjetë, pas një asisti nga Michael Olise.
St. Pauli ka reaguar shpejt dhe Saad E. e ka barazuar në minutën e njëzet e shtatë.
Me barazim 1-1 ka përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bayern e ka rikthyer avantazhin me Leroy Sane në minutën e pesëdhjetë e tretë, ndërsa në minutën e shtatëdhjetë e një ai ka realizuar dopietën pas një pasimi të Harry Kane.
St. Paul e ka ngushtuar diferencën në minutat shtesë me një gol të Ritzka, por nuk ka pasur më kohë për ta kërkuar barazimin.
Pas kësaj fitore, Bayern Munich vazhdon ta kryesojë kampionatin me gjashtëdhjetë e pesë pikë, me një diferencë prej gjashtë pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Bayer Leverkusen, që ka pesëdhjetë e nëntë pikë. Ndërkohë, St. Pauli vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, duke u renditur në vendin e pesëmbëdhjetë me njëzet e pesë pikë./rtk
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...