Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku mundi Vëllaznimi dhe ndërpreu serinë pozitive të kuqezinjve, duke fituar 84:73 (24:17, 17:13, 27:18, 16:22), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Pas një fillimi të baraspeshuar, vendasit në fund të çerekut të parë ishin më të mirë dhe e përfunduan këtë pjesë në të mirë të tyre, 24:17. Prizrenasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar më shumë epërsinë dhe për shkuar në pushim me rezultat 41:30.
Në periodën e tretë, vendasit ngritën më shumë epërsinë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 68:51. Në dhjetë minutat e fundit, kuqezinjtë tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 84:73.
Te vendasit u dalluan Jayveous Mckinnis me 24 pikë e 20 kërcime dhe Wendell Green me 20 pikë e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Jericole Hellems me 23 pikë e dhjetë kërcime.
Bashkimi numëron me 11 fitore e pesë humbje, ndërsa Vëllaznimi tetë fitore e tetë humbje.
Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yo...
ChatGPT refuzon ta ndihmojë studentin në provim, foto bëhet ...
Ushqimet që mund të ndikojnë keq tek dhëmbët tuaj
LVV reagon, pas vendimit të Supremes për tubimin në shesh
Kompania mohon rrezikun nga piperi i kuq: Sasia me piper të ...
Hamza në Gjakovë: Qytetarët i thonë stop krizës, ndryshimi k...